Automjeti përplas këmbësorin në Krujë! 36-vjeçari ndërron jetë në vend
17/02/2025 20:42
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në Thumanë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, ku automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
Kjo ngjarje ka shënuar viktimën e pestë nga aksidentet këtë të hënë.
Top Channel