“Kosto politike më shumë nga SPAK ka maxhoranca”/ Dudushi në “Top Story”: PD merret me paçavure, nuk di të bëjë gol as kur ka rastin

17/02/2025 23:01

Në studion e Top Story u diskutua arrestimi i Erion Veliajt me urdhër të SPAK dhe reagimet e politikanëve ndaj drejtësisë.

Gazetari Alban Dushushi komentoi situatën duke u shprehur se koston më të madhe politike nga arrestimet e SPAK e ka maxhoranca, por sipas tij, PD nuk di “të bëjë gol” as kur ka rastin.

SPAK është një institucion që siç është ndërtuar vepron në pavarësi nga politika, në drejtim të ligjit. Brenda kësaj natyrisht ka goditje dhe kosto politike. Goditjet më të mëdha nga SPAK i ka maxhornaca nuk i ka opozita deri në këto momente që po flasim.

Ajo që po them është pikërisht kjo që rezulton ata që janë goditur janë më shumë të maxhorancës. Kosto politike ka marrë më shumë ky. Nga ana tjetër kosto merr opozita sepse edhe kur ka rastin të bëj gol politik nuk di të bëjë gol politik po rri dhe merret me paçavure ne këtë vend. Këtu është gjithë thelbi“-u shpreh Dudushi në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA