Bisedimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Arabinë Saudite

17/02/2025 23:06

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Arabinë Saudite për të diskutuar hapat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Rubio mbërriti në kryeqytetin saudit Riad në një udhëtim të planifikuar më parë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Mike Waltz dhe i dërguari për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, të cilët do të mbërrijnë më vonë, për t’iu bashkohen atij në bisedimet me rusët.

Rusia tha se ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë, mes tyre edhe Rubio. Përveçse luftës në Ukrainë, pritet të diskutohet edhe vendosja e “të gjithë kompleksit” të lidhjeve Rusi-SHBA.

Bisedimet do të jenë ndër diskutimet e para të nivelit të lartë, personalisht në vite ndërmjet zyrtarëve rusë dhe amerikanë dhe kanë për qëllim t’i paraprijnë një takimi midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Lavrov dhe Yuri Ushakov, një këshilltar për politikën e jashtme të Presidentit Vladimir Putin, do të fluturojnë për në kryeqytetin saudit Riad.

“Ata pritet të mbajnë një takim me homologët e tyre amerikanë të martën, i cili do të fokusohet kryesisht në rivendosjen e të gjithë kompleksit të marrëdhënieve ruso-amerikane. Do t’i kushtohet gjithashtu përgatitjes së negociatave të mundshme për zgjidhjen e Ukrainës dhe organizimit të një takimi midis dy presidentëve”, tha Peskov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është gjithashtu në Arabinë Saudite, ai mbërriti atje një ditë më parë.

Ai tha se nuk kishte plane të takohej me zyrtarë rusë apo amerikanë dhe se Ukraina nuk besohet të jetë e ftuar në bisedimet e organizuara nga Arabia Saudite.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta