Emri/ Plagoset me thikë një nxënës shkolle në Mat, shoqërohet autori! Sherri ndodhi gjatë orës së fizkulturës

13/02/2025 12:20
Foto Ilustruese

Gjatë paradites së sotme në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” në Baz të Matit gjatë orës së fizkulturës janë konfliktuar dy nxënës të cilët mendohet të kenë përdorur mjete prerëse, ku për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë njëri prej tyre.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca të cilët u njoftuan nga mësuesit të cilët kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në polici është shoqëruar 18-vjeçari Donald Lepuri.

“Dyshohet se plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.L., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin D.L.

Gjatë veprimeve të para hetimore lidhur me këtë ngjarje, rezulton se 2 shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.
Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA