Veliaj te GJKKO për masën e sigurisë, qindra mbështetës të kryebashkiakut dhe anëtarë të Partisë Socialiste para SPAK

12/02/2025 08:54

Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj është transferuar nga Blloku i Sigurisë drejt GJKKO, aty ku do të njihet me masën e sigurisë.

Teksa futej në ambientet e gjykatës, qindra mbështetës të kryebashkiakut Veliaj dhe antarë të Partisë Socialiste janë mbledhur pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në këto momente ka nisur seanca verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.

Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

FOTO GALERI
1/44

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA