Rama prezanton projektin e bashkisë/ Rijetëzimi i sheshit “Nënë Tereza”. Do ndërtohet qendra e re

12/02/2025 14:57

Një prej shesheve kryesore të Tiranës, do ti shtohet një projekt modern. Bëhet fjalë për sheshin “Nënë Tereza” ku do të instalohet vepra “Tirana Mooons” e arkitektit Chris Precht, që krijon një Oaz të gjelbër dhe një hapësirë publike dedikuar librit.

Në prezantimin e projektit, kryeministri Edi Rama ndau një veçanti, që është lëvizshmëria e veprës dhe mundësia për t’u instaluar në një hapësirë tjetër.

“Së pari është e rëndësishme që projekti është tërësisht  i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm, pra nuk është një ndërtim me një impakt mbi strukturën e sheshit, por është një instalim i jetueshëm, miqësor, plotësisht me mjedisin dhe me njerëzit që në çdo moment mund të spostohet për diku tjetër.  E në ndërkohë në një fazë tjetër sheshi do duhet të hyjë tek zinxhiri i projekteve të mëdha për parkimet nëntokësore gjë që absolutisht nuk përjashton rikthimin e instalimit po aty, madje unë mendoj që ky modul mund të përdoret edhe në sheshe të tjera të lagjeve të Tiranës për t’i dhënë më shumë mundësi jetës këmbësore urbane”, tha Rama.

Kryeministri u ndal dhe në trasformimin që ka pësuar kryeqyteti dhe projektet në vijim që do ta kthejnë Tiranën në kryeqytetin më tërheqës të Europës.

“Dua të falënderoj ekipin e bashkisë për punë që e kanë bërë, për sjelljen deri këtu të këtij procesi dhe jam shumë i bindur, që kur Tirana që ne po e shohim të projektohet hap pas hapi pas perdeve të skenës aty ku janë arkitektet, aty ku janë zhvilluesit, aty ku janë proceset paraprake, të marrë formë në realitetin  e të gjithë kryeqytetasve dhe në realitetin e mbarë Shqipërisë, ky do të jetë kryeqyteti më i jashtëzakonshëm i rajonit. Kjo nuk diskutohet, por do të jetë dhe një ndër kryeqytetet më tërheqës të Europës dhe këtë e them me bindje të plotë”, tha Rama.

Mbylljen e fjalës së tij, Rama e beri me një batutë duke kujtuar Erion Veliajn.

“Siç thotë Erion Veliaj që e ka mësuar nga unë: ditët më të mira janë të gjitha përpara!”, tha Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta