![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/qeveria-shqiptare_sd-800x450.jpg)
Top Channel ka siguruar udhëzimin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetët të Partisë Demokratike.
Gara e primareve do të zhvillohet më 1 mars, ndërsa Sali Berisha ka vendosur të mbrojë drejtuesit politik duke i lënë jashtë garës. Si mekanizëm shpëtimi është gjetur një klauzolë që i ngarkon me drejtimin e procesit zgjedhor në çdo qark.
Udhëzimi parashikon që kandidatët për primare; vetëpropozohen, propozohen nga anëtarësia ose nga organet qendrore të Partisë Demokratike.
Pasi demokratët të votojnë për kandidatët që duan të çojnë në Parlamentin e ardhshëm, të kualifikuar do të jenë vetëm ata që plotësojnë kuotën minimale, e cila do të llogaritet në varësi të numrit të anëtarëve që ka secili qark. Më pas, kandidatët e kualifikuar do të renditen nga kryesia, për listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.
Udhëzimi parashikon që në renditje do të ndikojë edhe kontributi politik, angazhimi në kauzat e opozitës, si dhe regjistrimi i diasporës për të cilët Berisha ka caktuar një kuotë, 300 emigrantë të regjistruar për çdo kandidat.
Udhëzimi u hodhën në votë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe u miratuan pa ndryshime, edhe pse kishte 10 vota kundër, mes tyre Edi Paloka, Myslim Murrizi dhe Bujar Leskaj.
Top Channel