Parku foto voltaik në Devoll, Rama ndan pamjet: Burim i ri energjie që i shtohet prodhimit vendas
10/02/2025 08:07
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamje nga parku foto voltaik në Devoll.
Krahas pamjeve të postuara në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se do të jetë një burim i ri energjie që i shtohet prodhimit vendas.
“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër burim të ri energjie diellore në Devoll, që i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas, në rrugën drejt pavarësisë energjetike të Shqipërisë 2030, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Top Channel