Video/ E buzëqeshur dhe plot stil, Parashqevi Simaku e ftuar VIP në Javën e Modës në New York

10/02/2025 07:42

Parashqevi Simaku ishte e ftuar VIP në Javën e Modës në New York, ku ndoqi sfilatën e Elton Ilirjanit.

Në disa foto të publikuara në internet, Simaku shfaqet e veshur me një pellush të zi dhe e buzëqeshur, teksa ndiqte me gëzim Ilirjanin në pasarelë.

Shfaqja e modës u zhvillua të dielën në mbrëmje nga stilistja e njohur japoneze Naoko Tosa, ku modeli shqiptar prezantoi disa nga krijimet e saj.

Në janar këngëtarja e njohur shqiptare u shtrua në një spital të Nju Jorkut, për shkak të situatës së rënduar psikologjike, pas videos së bujshme që tronditi shqiptarët në mbarë botën, ku ajo shfaqej në gjendje të mjeruar në një stacion treni në Nju Jork.

Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Elton Ilirjani, jeta e këngëtares Parashqevi Simaku ka marrë kthesën e fortë, duke iu rikthyer normalitetit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA