I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa minuta pas përjashtimit nga “BIg Brother VIP 4”.

Duke pranuar se goditi Gjestin, G Bani tha se edhe këngëtari bëri të njëjtën gjë ndaj tij.

“Nuk kam një emocion për momentin. Jam akoma në fazën që po kuptoj çfarë ka ndodhur. Nuk kam ndonjë emocion të veçantë.

Gjesti kishte thënë se do më prekte dhe unë i thashë të më prekte po të guxonte. Ai më preku pak dhe unë e preka pak më fortë që e shtyva. Besoj se u dhunova, qoftë edhe me gisht kur u preka nga Gjesti, sepse trupi im më përket mua. Njerëzit shohin, gjykojnë dhe vendosin kush ka të drejtë.

Kush është ai që ka prishur dasma, kush është ai që përflet vajza për moralin e tyre dhe i akuzon për treshe, trekëndësha, qoftë vetëm për një bisedë 5-minurëshe…

Nëse imazhi im do të dënohet dhe do të cenohet sepse dikush që më preku, pa asnjë të drejtë u shty nga un, le të dënohet sepse nuk është hera e parë që imazhi im është prekur. Jam mësuar që imazhi im të preket dhe të dëmtohet.

Më ka marrë malli për dikë”, tha G Bani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA