Top Story dhe Grida Duma janë zhvendosur në Prishtinë ku forcat politike janë në orët e fundit të garës elektorale, para se qytetarët e Kosovës t’i drejtohen kutive të votimit këtë të diel.
Në mënyrë ekskluzive dhe në intervistën e vetme dhënë për një media shqiptare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur mbi mandatin e tij 4 vjeçar dhe ambicien për ta qeverisur Kosovën si forcë e vetme edhe për një tjetër mandat 4 vjeçar. Autorja e Top Story, Grida Duma do të ketë gjithashtu intervista edhe me tre kandidatët e tjerë për kryeministra, Lumir Abdixhikun e LDK, Bedri Hamzën e PDK dhe Ramush Haradinajn e koalicionit AAK-Nisma.
Ndiqni sot në orën 21:00 në Top Story 4 kandidatët e Kosovës për kryeministër.
Top Channel