Punëtorin e zuri poshtë një masiv guri dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori në Berat

07/02/2025 11:16

Administratori i firmës së ndërtimit, në të cilën ishte punësuar, pa u siguruar, shtetasi G. S. që humbi jetën më 17 dhjetor, gjatë rikonstruktimit të një objekti në zonën e kalasë, është arrestuar.

Pas kontrolleve për ngjarjen e ndodhur më datë 17.12.2024, në lagjen “13 shtatori”, ku humbi jetën, gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti, shtetasi G. S., sepse e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Ç. H. 56 vjeç, banues në Berat.

56-vjeçari, administrator i firmës së ndërtimit, të kontraktuar për rikonstruktimin e objektit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA