“Ka marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Kinën”/ Senatorët amerikanë propozojnë ndalimin e aplikacionit “Deepseek” në pajisjet qeveritare

07/02/2025 11:15

Ligjvënësit amerikanë prezantuan sot një projekt-ligj për të bllokuar përdorimin e aplikacionit të inteligjencës artificiale (AI) të kompanisë kineze DeepSeek në pajisjet e përdorura nga qeveria për qëllime të sigurisë kibernetike.

Senatori demokrat Josh Gottheimer i New Jersey prezantoi projektligjin, duke argumentuar se aplikacioni është një “kërcënim shqetësues për sigurinë kombëtare të SHBA”.

Sipas tij, startup-i kinez, i cili mahniti industrinë e AI me lançimin në janar të një chatbot të fuqishëm, i cili u zhvillua me kosto të ulët, ka “marrëdhënie të drejtpërdrejta” me qeverinë kineze.

Të mërkurën, firma amerikane e sigurisë kibernetike Feroot Security njoftoi se modeli i saj i inteligjencës artificiale DeepSeek përmbante linja kodi që mundësonin transmetimin e të dhënave personale në China Mobile, një kompani shtetërore kineze e telekomunikacionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA