06/02 11:57
Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot i pranishëm në konferencën ku u diskutua për një skemë të re mbështetjeje financiare për bujqësinë dhe sipërmarrjen në fshat.
Përmes një instrumenti bankar novator, me një linjë financimi prej 250 milionë euro, Rama u shpreh se do të rrisin aksesin për kredi të buta për një nga sektorët prioritarë.
“Me qeverinë si garante, do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural”, tha Rama.
“Ne do bëjmë një historiku të re suksesi ku të gjithë do të dalin të fituar. Investimet ne sera për ne janë prioritet”, u shpreh ai.
Top Channel