Ndarja nga jeta e Baba Hekuranit, Presidenti Begaj: E riktheu Teqenë e Baba Aliut në Alipostivan, vend të shenjtë në simbol të vlerave shqiptare

04/02/2025 11:08

Presidenti i republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit të vdekjes së Baba Hekuranit, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit.

Begaj shpreh ngushëllimet për familjarët dhe komunitetin bektashi, ndërsa shprehet se falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat.

“Mësova me dhimbje kalimin nga kjo jetë të Baba Hekuran Nikollarit, klerikut që vazhdoi veprën e Baba Aliut, duke shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për komunitetin bektashi të qarkut të Gjirokastrës e më gjerë.

Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat. Ai e riktheu këtë vend të shenjtë në simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit.

Baba Hekurani do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, besimtarëve bektashinj dhe i bashkohem lutjeve për prehjen në paqe të shpirtit të Baba Hekuran Nikollarit’, shprehet Presidenti Begaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA