Bilanci mund të ishte më tragjik, shumica e nxënësve ishin larguar nga shkolla pas provimit kombëtar! Detaje nga masakra në Suedi

04/02/2025 19:36

Nxënësit e shkollës, ku ndodhi sulmi me armë këtë të martë në Orebro, kishin zhvilluar më herët gjatë ditës një provim kombëtar.

Mësuesja në shkollën Risbergska, Maria Pegad, ka rrëfyer për mediat vendase se në institucionin arsimor kishte shumë pak nxënës kur ndodhi sulmi, pasi shumica ishin larguar kur përfunduan testimin.

Dhjetë persona raportohet se kanë humbur jetën. Mes viktimave, është dhe agresori, sipas autoriteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA