Arrihet marrëveshja Izrael-Liban, firmoset nga të dyja palët pas pesë raundesh bisedimesh në Uashington
Hezbollahu njoftoi sot se do të mbajë funeralin e ish-liderit të saj, Hassan Nasrallah, më 23 shkurt, i cili u vra në shtator nga një sulm ajror izraelit në Bejrut.
Në një fjalim televiziv, Naim Qassem, pasardhësi i Hassan Nasrallah si kreu i lëvizjes pro-iraniane, premtoi “një funeral madhështor dhe të denjë për këtë personalitet të madh.”
Qassem pranoi se funerali duhej të shtyhej për shkak të “kushteve të sigurisë” dhe dy muajve të luftës së hapur midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut nga fundi i shtatorit deri në fund të nëntorit 2024.
Hassan Nasrallah do të varroset në Bejrutin jugor. Qassem njoftoi se ish-udhëheqësi i Hezbollahut ishte varrosur në një varr të përkohshëm, një praktikë e lejuar në Islamin Shiit kur një funeral nuk mund të mbahet menjëherë.
Top Channel