Arrihet marrëveshja Izrael-Liban, firmoset nga të dyja palët pas pesë raundesh bisedimesh në Uashington
Një hetim penal ka nisur kundër Sara Netanyahu, bashkëshortes së kryeministrit izraelit tha zyra e avokatit të shtetit në një letër të bërë publike të dielën.
Deputetja e Partisë së Punës, Naama Lazima akuzon Sara Netanyahun për “tentativë për të korruptuar” një dëshmitare në gjyqin për korrupsion të bashkëshortit të saj, pas një investigimi gazetaresk të transmetuar në dhjetor nga një rrjet televiziv privat.
Lazimi, anëtare e Knesset për Demokratët, ndau letrën në X të dielën duke konfirmuar se hetimi penal nisi më 26 dhjetor, duke shtuar se zyra e saj kishte kontaktuar avokatin e shtetit pas hetimit nga Uvda i Channel 12 Izraelit.
Politikania pretendon se Sara Netanyahu ishte përpjekur të frikësonte një dëshmitar kyç në gjyqin e e bashkëshortit të saj, i cili është akuzuar për korrupsion.
“Ky zbulim është i rëndësishëm për mbikëqyrjen parlamentare, sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit. Nuk do të hesht, nuk do të përkulem dhe nuk do të lejoj që ky rast të varroset. Drejtësia do të vendoset, ne do të sigurohemi që të ndodhë”, shprehet Lazimi në X.
Në dhjetor, kreu i qeverisë izraelite dëshmoi për herë të parë gjatë gjyqit të tij për korrupsion. Ai i cilësoi akuzat ndaj tij si “qesharake”.
Top Channel