
Dita e shtunë ka qenë e tensionuar për banorët e fshatit Gruemirë në Malësinë e Madhe, ku një tentative vjedhje, ka rezultuar ne përdorimin e armëve duke shkaktuar frikë dhe pasiguri në zonë.
Sipas policisë, dy të rinj 22 dhe 27 vjeç kanë shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemire por janë diktuar nga banorët dhe në përplasje e sipër, autorët kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër për të trembur vendasit.
Dy autorët janë shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë banorët kanë një tjetër version. Familja Kurtaj, në deklaratën ne polici thonë se dy të rinjtë kanë sulmuar me armë banesën e tyre duke thyer kamerat e sigurisë.
Me pas, ata kanë pritur në rrugë, kthimin e të rinjve me motor, dhe sapo autoret kanë vënë re se banorët e fshatit po i presin, kanë nisur të qëllojnë me kallashnikov në ajër dhe në toke për ti trembur dhe për t’i ikur ballafaqimit me njerëzit në rrugë.
Në komunikatën zyrtare, mbrëmjen e ngjarjes, policia e Malësisë se Madhe thotë se ka pasur një telefonate në orën 20.00 për të shtëna me armë në Gruemire dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes, në toke janë gjetur 4 gëzhoja armësh.
Top Channel