Arrihet marrëveshja Izrael-Liban, firmoset nga të dyja palët pas pesë raundesh bisedimesh në Uashington
Dhjetëra palestinezë të sëmurë dhe të plagosur, në mesin e tyre edhe anëtarë të Hamasit, janë lejuar të kalojnë në Egjipt meqë pikëkalimi kyç kufitar i Rafahut u rihap pas lirimit të tre pengjeve izraelite.
Lirimi i tyre solli gjithashtu edhe lirimin e 183 palestinezëve nga burgjet izraelite, duke përfshirë individë të dënuar në gjykatat izraelite dhe të burgosur.
Hapja e pikës kufitare Rafah, e cila u mbyll nga forcat izraelite nëntë muaj më parë, ndodhi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gazë.
Marrëveshja e nisur dy javë më parë, ka mundësuar edhe hyrjen e ndihmave në Gazë, si dhe kthimin e palestinezëve në vendbanimet e tyre në veri të Gazës
Hapja e Rafahut për kalime të tilla shënon moment shumë domethënës në marrëveshjen komplekse të armëpushimit pas reagimeve ndërkombëtare për mbylljen e pikëkalimit për shumicën e rasteve mjekësore për nëntë muajt e fundit.
Ky territor konsiderohet një rrugë shpëtimi për palestinezët, qe mbyllur që kur forcat izraelite morën kontrollin e zonës përreth në maj të 2024-tës.
Në fund të javës së kaluar, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje që 2.500 fëmijë të evakuohen menjëherë nga Gaza për trajtim mjekësor pas takimit me mjekët amerikanë të cilët thanë se fëmijët ishin në rrezik për jetën.
Top Channel