
Detaje të reja zbulon BBC në lidhje me produktet që Kanadaja do të vendosë tarifa prej 25% nga e marta, si shenjë hakmarrjeje ndaj SHBA.
Vala e parë e taksave do të zbatohet për mallrat e importuara nga SHBA me vlerë 30 miliardë dollarë dhe ato do të mbeten në fuqi derisa SHBA të eliminojë tarifat e saj ndaj Kanadasë, thotë Departamenti i Financave.
Mes produkteve që do të përfshihen në këtë tarifë janë tërshëra, makaronat, çokollata, ketchup dhe shumë të tejra.
Artikujt në listën tarifore përfshijnë:
Frutat dhe perimet
Kos, qumësht dhe djathë
Kafe dhe çaj
Veshje duke përfshirë doreza, shalle, këpucë dhe kostume
Alkooli si vera, vermuti dhe birra
Letër higjienike
Gjëra të ndryshme shtëpiake, si enë, frigoriferë dhe ngrohës uji
Top Channel