Sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës, një i vrarë dhe disa të plagosur në kampin e të zhvendosurve në Deir al-Bala
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum hodhi poshtë akuzën e Donald Trump se trafikantëve meksikanë të drogës u “sigurohen strehë të sigurta” nga qeveria e saj.
Karakterizimi i qeverisë meksikane nga Trump si një “aleat narko” ka ringjallur debatin në Meksikë mbi politikat e sigurisë. Sipas BBC kjo e a ka bërë gjithashtu vendin të pyesë nëse qeveria po bën mjaftueshëm për të goditur kartelet dhe për të çrrënjosur korrupsionin e lidhur me kartelet.
Disa komentues argumentuan se administrata e Sheinbaum duhet të shfrytëzojë mundësinë për t’u shpallur luftë të gjithanshme karteleve, duke punuar me SHBA-në.
Të tjerë i panë tarifat e Trump si pjesë e një strategjie më të gjerë të tij për të “përmbajtur Kinën nga Meksika”, duke kërkuar të frenojë investimet dhe praninë në rritje të Kinës në Meksikë dhe të ndalojë furnizimin e kimikateve kineze pararendëse për prodhimin e fentanilit nga kartelet meksikane.
Debati në Meksikë i shkaktuar nga masa e Trump u ndez gjithashtu në mediat sociale, teksa ndërsa shumë ranë dakord se të gjitha palët do të humbnin nga një luftë tarifash, pati gjithashtu thirrje për një “bojkot” nga meksikanët të markave, mallrave dhe kompanive amerikane.
Top Channel