“U dashurova me Elvana Gjatën”/ Deklarata e bujshme e banorit të Big Brother VIP 4: Rrinim gjithë kohën bashkë

01/02/2025 13:37

Banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Klajdi Musabelliu, lëshoi një deklaratë surprizë gjatë qëndrimit të tij në “shpellë”, aty ku po kryen dënimin së bashku me Gjestin, Rozanën dhe G Banin, për shkak të thyerjes së rregullave.

Banori u shpreh se ai ka rënë në dashuri me Elvana Gjatën, një ndjenjë që kishte lindur gjatë kohës që të dy ata ishin pjesë e “Etheve”.

“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën. E kam ndjerë kur ishim në ‘Ethet’, pasi rrinim gjithë kohën bashkë në prova dhe këndonim bashkë”, tha Klajdi gjatë bisedës së tij me banorët.

Nga ana tjetër, këta të fundit vendosën që ta kalonin me batuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA