Një 60-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, në dyshimin se ka dhunuar nënën e tij.
Memet Cani u arrestua në flagrancë, sipas policisë, pasi ushtroi dhunë ndaj 85-vjeçares.
Ndërkohë, në Fier janë arrestuar apo vënë nën hetim disa persona për dhunë në familje.
Një 69-vjeçar nga fshati Strum në Roskovec u vu nën pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij. Po kështu, u arrestua në flagrancë një 28-vjeçar si edhe u referuan materialet në Prokurori për një 22-vjeçare dhe një 51-vjeçare, pasi të tre kanë dhunuar një shtetas.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 40 vjeç dhe P. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit A. K., 40 vjeç dhe B. P., 46 vjeç, banues në Fier. U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. P., 32 vjeç dhe O. K., 41 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin B. D., 42 vjeç”, njofton policia.
Top Channel