Përplasja e avionit me helikopterin ushtarak në SHBA! Shefi i zjarrfikësve: Në bord ishin 64 persona, nuk e dimë nëse ka të mbijetuar

30/01/2025 07:52

Një avion pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak janë përplasur në SHBA, pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit.

Shefi i zjarrfikësve që ndodhen në terren është shprehur se avioni ka rënë në lumë, teksa në bord ndodheshin 64 persona.

Për sa i përket të mbijetuarve, ai ke deklaruar se është e paqartë nëse ka të tjerë, por po punojnë për të gjetur viktimat.

“Ne nuk e dimë nëse ka të mbijetuar“, tha ai, duke shtuar se po kujdesen që të ruajnë provat.

“Ne do të rivlerësojmë se ku jemi me operacionin e shpëtimit gjatë mëngjesit, kur ta kuptojmë më mirë“, ka vijuar më tej ai .

Lexo edhe: Aksident pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan”, avioni përplaset me helikopterin e ushtrisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA