30/01 18:00
Pasi shkarkoi Nuri Sahin, Dortmund duket se ka gjetur zgjidhje sa i përket stolit.
Siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, verdhezinjtë kanë firmosur me teknikun kroat, Niko Kovac.
53-vjeçari do të jetë pjesë e klubit gjerman deri në verën e vitiot 2026, teksa vijon të shtojë CV-në e tij në Bundesligë.
Kovac qëndroi në krye të Bayernit për një vit e gjysmë, ku fitoi një titull të Bundesligës, por për shkak të rezultateve të dobëta në sezonin 2019/2020, ai u shkarkua duke u pasuar nga Hansi Flick.
Përveç Bayern-it, Kovac ka drejtuar dhe Eintracht Frankfurt dhe Wolfsburg, teksa jashtë Gjermanisë ka pasur një eksperiencë te Monaco.
Top Channel