Ekspozitë në shkollën që mban emrin e Refik Veselit në Berlin, djali tregon si babai strehoi hebrenjtë gjatë luftës

29/01/2025 12:22

Një shkollë më Berlin mban emrin e Refik Veselit, fotografit të njohur shqiptar që gjatë Luftës së Dytë Botërore strehoi tre familje hebraike.

Si një simbol i besës që shqiptarët u dhanë hebrenjve në ditët më të errëta për ta, emri i tij është gdhendur në Murin e Nderit në Yad Vashem, Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, ku këtë 80-vjetor u hap një ekspozitë mbi Kodin e Nderit të Besës, me praninë e djalit të Refik Veselit, Fatmir Veselit, si dhe ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi.

Ka qenë emocion i madh për mua. Vitet e fundit, 27 janari më gjen në Berlin, në këtë shkollë, duke folur për këtë histori sakrifice, bese dhe dashurie”, tha Fatmir Veseli, që ka trashëguar nga i ati pasionin dhe talentin për fotografinë.

Ai tregoi me krenari historinë e familjes së tij.

Tirana nuk ishte më e sigurt në vitin 1941, kështu që im atë siguroi veshje karakteristike krutane për pjesëtarët e tri familjeve hebraike. Udhëtuan për 36 orë me kuaj e mushka, duke u fshehur në pyje gjatë ditës, e duke ecur më shumë natën, drejt Krujës“.

Ai madje ka ruajtur lidhjet me një prej familjeve që strehoi Refik Veseli.

Kur u bëra me djalë, para 35 vjetësh, mbaj mend që unë dhe ime shoqe kishim një listë të gjatë emrash dhe ende nuk kishim vendosur se si do ta quanim. Babai im na tha se e kishte gjetur ai, na tha që djalin ta quajmë Ron, pasi ashtu quhej edhe djali i Gavra Mandilit. Kështu që kemi dy Ron – një në Tiranë dhe një në Jerusalem. Ata shpesh takohen bashkë”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA