Vlora, qyteti i hebrenjve/ Së shpejti do të hapet edhe muzeu atje kur dikur ishte një sinagogë

28/01/2025 15:34

Vlora është një nga qytetet që strehoi më së shumti hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

Në Muzeun historik të këtij qyteti ndodhen të dhëna të rëndësishme që tregojnë për tre ardhjet e hebrenjve në këtë qytet, që nga antikiteti, më pas në mesjetë ikën nga Spanja qindra familje për shkak të inkuizicionit dhe shkuan në Vlorë duke u bërë një e treta e gjithë qytetit.

Në Vlorë ka edhe një rrugët e cila quhet rruga e hebrenjve.

Gjatë luftës së dytë botërore nazistët morën 620 persona nga Vlora nga të cilët 480 nuk u kthyen kurrë. Dhe asnjë prej tyre nuk ishte hebre.

Së shpejti në Vlorë do të ndërtohet muzeu i hebrenjve pranë qendrës historike, aty ku vite më parë ka ekzistuar edhe një sinagoge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA