Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një tjetër komenti nga një ndjekës në rrjetin e tij social në Facebook.
Komenti lidhej me shkollat dhe oborret e tyre, që sipas komentuesit janë marrë nga ‘mafiozët e ndërtimeve’.
“Shiko shkollat në Tiranë, Noc Rroku! Që kanë mbetur pa oborre, se ua kanë grabitur mafiozët e ndërtimeve”, shkruante një komentues.
Rama i ka bërë ftesë këtij të fundit, duke i thënë që të shkojnë bashkë dhe të shohin gjendjen e shkollave në Tiranë, teksa tha se janë bërë deri tani 45 të tilla.
“Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë dhe t’i shohim bashkë shkollat. Por na duhet të marrim bukë me vete dhe tre ditë leje nga puna se janë shumë. Janë 45 shkolla të reja në Tiranë pa llogaritur 10 të tjera që janë në proces. Dua t’i shohim gjatë javës që të shikosh dhe nxënësit që t’u mbushësh mendjen dhe disave këtu që pyesin ‘po a ka më nxënës për këto shkolla’.
Ndërsa historia e grabitjes së oborreve është e vjetër shumë ajo, po ashtu dhe kthimet e pronave në oborre shkolle, edhe ajo histori e vjetër tanimë. Isha kryetar bashkia kur u thash ‘harrojeni se mund të ndërtoni pallat në vend të shkollës sa të jem unë’. Prenë dhe pishat, pastaj i vunë zjarrin, por ne e ringritëm nga hiri si Feniksi shkollën më të vjetër të Tiranës”, shkrehet kreu i qeverisë.
Më tej Rama dha edhe një mesazh për kundërshtarët e tij politikë, duke thënë se sërish do të humbin në zgjedhjet e 11 majit.
“Meqë përmende Noc Rrokun, e kam qejf Nocin… Noc Rrokun morën nga gjithë ai agresion ndaj shkollës ‘Kosova’. Njësoj do ta marrin në 11 maj, kur shqiptarët brenda dhe jashtë t’u tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë kurrë teposhtë, por vetëm do të ngjitet lart e më lart drejt majës së 2023 në BE. Erdhi 11 maji, këtu do të jemi”, u shpreh Rama.
Top Channel