Java zvicerane/ Do mbështeten artistët shqiptarë të flasin përmes gjuhës së artit

28/01/2025 15:37

Për nëntë ditë në Tiranë zhvillohet java e kulturës zviceranë, që të veçantë ka faktin se nuk do të sjellë artistë zviceranë për të performuar në kryeqytet, por do të mbështesë artistët shqiptarë të flasin përmes gjuhës së artit.

Ambasadorja Ruth Huber thotë: “Menduam që artistët të shfaqin talentin dhe produksionet e tyre, mbështetur nga Fondi Zviceran i Kulturës. Kultura kontribuon në zhvillim, demokraci dhe paqe, ndaj është pjesë e politikës sonë forcimi i një kulture të pavarur, që luan rol thelbësor në lirinë e shprehjes”.

Nga barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja, te eksplorimi i temave mjedisore dhe mësimeve të së shkuarës, programi synon të përçojë mesazhe përmes artit dhe të nxisë dialog përmes kulturës.

Mbrëmja e sotme do të sjellë koncert harqesh te Liceu Artistik, kompozuar nga Mardit Lleshi. Një përformancë danci bashkëkohor do të mirëpresë artdashësit të enjten në Teatrin Eksperimental, për të vijuar me ekspozita arti, filma për realizimin socialist dhe dokumentarë.

Çdo event do të shoqërohet me bashkëbisedime për temat që trajton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA