30/01 18:22
Tashmë është prezantuar një dron i cili është i aftë të transportojë çfarëdolloj objekti.
Ai u ndërtua nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës, me teknikat e avancuara të inxhinierisë.
Ndërtimi është bërë në mënyrë që t’i garantonin dronit një shkallë suksesi prej 95% në kryerjen e detyrave që i janë caktuar.
Fizika e ‘tentakulës’ imiton atë të një oktapodi, për të bërë të mundur mbajtjen e peshës.
Në këtë mënyrë, siç tregojnë pamjet postuar në YouTube nga kanali SpiRobs, droni është në gjendje të ngrejë objekte të çdo forme, nga ato të brishta deri te format e çrregullta të një bime.
Top Channel