Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kanabisit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning”.
Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë Elvis Babaliu, 41 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në momentin e kapjes, 41-vjecari ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel