26/01 16:53
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve vjen me koncertin e parë të këtij viti në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
“Trëndafilin kur ta dhashë” do të mbushë skenën me notat e këngëve më të njohura shqiptare.
E përgatitur si një udhëtim muzikor nga Veriu, Shqipëria e Mesme deri në Jug, shfaqja synon të përcjellë pasurinë kulturore shqiptare me melodinë e këngës shqipe dhe bukurinë e valleve tona tradicionale me solistët, orkestrinën, grupin koral dhe grupin e valleve të Ansamblit Popullor.
Skena e TKOB do të pushtohet dhe nga magjia e K’cimit të Tropojës, që tashmë është pasuri botërore e gjithë njerëzimit.
Trëndafilin kur ta dhashë fton artdashësit të shtunën në mbrëmje, në orën 19:00.
Top Channel