Një person është arrestuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Kristian Markut disa ditë më parë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Erald Cenaj, me origjinë nga Kukësi, i cili është vënë në pranga.

Ai akuzohet se siguroi mjetin me të cilin autori lëvizi në momentin që ka kryer atentatin ndaj të riut më 13 janar 2025.

Mbi të rëndon vepra penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Si ndodhi atentati: 

Kristjan Marku është 30-vjeçari i cili humbi jetën pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi në autostradën Fier-Vlorë. Viktima rezulton me precedent penal.

Ai akuzohej për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen të Mirditës, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit Saimir Reçi.

30-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ndërsa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë me automjetin tip “Volkswagen”.

Nga policia e Vlorës në vendngjarje janë gjetur 13 gëzhoja, ndërkohë që makina me të cilën udhëtonte 30-vjeçari Marku ka ecur edhe 500 m për inerci duke u përplasur dhe me trafik-ndarësen, ndërkohë që autorët kanë djegur makinën e tyre tek vendi i quajtur kripa, jo më shumë se 2 km nga vendngjarja dhe janë larguar, ndërkohë që policia verifikoi se targat e automjetit tip “Golf” që autorët përdorën kanë qenë të vjedhura në fshatin Novoselë në makinën e një punonjësi të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA