Luvri në gjendje kritike, drejtoresha e Muzeut i dërgon letër ministres së Kulturës për restaurim të menjëhershëm

23/01/2025 22:56

Muzeu i Luvrit po kërkon ndihmë urgjente nga qeveria franceze për të shqyrtuar dëmet dhe për t’i rinovuar ato në mënyrë që të mbrohen sa më mirë veprat e panumërta të artit që mban brenda.

Në një letër drejtuar ministres së Kulturës, Rashida Dati, drejtoresha e muzeut, Laurence de Carre paralajmëroi se sallat e muzeut janë në gjendje të rëndë, duke theksuar probleme si rrjedhja e ujit dhe luhatjet alarmante të temperaturave  që rrezikojnë të dëmtojnë veprat e artit.

I ndërtuar në fund të shekullit të 12-të, Pallati i Luvrit ishte për shekuj me radhë rezidenca zyrtare e mbretërve të Francës, derisa Luigji XIV e braktisi atë për t’u vendosur në Versajë. Në vitin 1793 ajo u shndërrua në një muze për koleksionin e artit mbretëror.

Vitin e kaluar, Muzeu i Luvrit mirëpriti 8.7 milionë vizitorë. Të gjithë kaluan nëpër hyrjen e famshme të piramidës së xhamit. Edhe kjo shtesë moderne tashmë është bërë jofunksionale, pasi temperaturat brenda saj janë  shumë të larta gjatë verës.

Drejtoresha e muzeut nuk heziton të pranojë se vizita në Luvër është kthyer në një “sprovë” për turistët. Disa vepra arti janë shumë të vështira për t’u gjetur për shkak të sinjalistikës së paktë dhe nuk ka zona pushimi për vizitorët.

I projektuar për të pritur 4 milionë vizitorë në vit, Muzeu i Luvrit vendosi një rekord në vitin 2018 me 10.2 milionë vizitorë. Drejtoresha aktuale, e cila u emërua në vitin 2021, ka vendosur një kufi prej 30 mijë vizitorësh në ditë për të parandaluar mbingarkimin e muzeut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA