Shkelje e barazisë në tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg rrezikon Sonila Qato

21/01/2025 10:42

Prokuroria e Posaçme ka relatuar para Gjykatës së Posaçme konkluzionet përfundimtare  për Sonila Qaton Ish-drejtoreshën e ARRSH-së dhe të pandehurit e tjerë.

Spak ka kërkuar dënimin e Qatos me 1 vit burgim dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Për Simon Prendin është kërkuar 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Erdit Salillari rrezikon 9 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike. Për Admir Pahumin Spak ka kërkuar 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotësues.

Për Nikollaq Mihalin Spak kërkon dënimin me 8 muaj dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.

Për Miranda Shkurtin 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.

Për Arbër Trokën Spak ka kërkuar dënimin me 2 vjet burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Për Almir Hoxhajn Spak ka kërkuar 2 vite burgim dhe për 3 vite të tjera të mos ketë funksione publike.

Për Arjana Hasanin Spak ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Ata dyshohen për shkelej të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave konsiderohen nga SPAK në shkelje të detyrës për përzgjedhjen e një tenderi për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Kujtojmë se Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori në vitin 2020 ish-drejtoreshën për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.

Përplasjet për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë,çuan ne largimin e Qatos nga drejtimi i ARRSH-së.

Ky është kallëzimi i dytë penal ndaj saj, pasi më parë ajo është kallëzuar penalisht edhe nga një kompani, dosje që ndodhet për hetim në SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA