5 milionë paundë nga miliarderi i kriptomonedhave, zbulohet shuma e majme që Nigel Farage mori si dhuratë para se të kandidonte në zgjedhjet për kryeministët Vetëm pak minuta pasi nënshkroi dekretin që falte rreth 1.500 persona të akuzuar për vepra penale lidhur me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, president ii SHBA-së Donald Trump e ktheu vëmendjen nga anëtarët e familjes së Joe Bidenit.
Pak përpara se të dorëzonte detyrën, demokrati fali anëtarë të familjes së tij, që nuk janë nën hetim, duke përfshirë vëllain e tij, James Biden, bashkëshorten e zotit James Biden, Sara Biden; motrën e tij, Valerie Biden Oëwens; bashkëshortin e zonjës Valerie, John Owens; dhe vëllain e tij, Francis Biden.
Vendimi i mbron ata nga mundësia e përballjes me hetime ose akuza në të ardhmen. Por Trump e fshikulloi këtë vendim të Bidenit, duke thënë se kjo lëvizje e tij, e ndërmarrë e aq nxitim përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, nënkupton se ndoshta, ata mund të kenë qenë vërtet fajtorë.
“Familja ime u është nënshtruar sulmeve dhe kërcënimeve të pandërprera, të motivuara vetëm nga dëshira për të më goditur mua, lloji më i keq i politikës partiake. Fatkeqësisht, nuk kam asnjë arsye të besojë se këto sulme do të marrin fund”, thuhet në deklaratën e zotit Biden.
“Lëshimi i këtyre faljeve nuk duhet të gabohet për pranim të fajësisë dhe nuk duhet të keqinterpretohet si pranim i fajit për ndonjë vepër”.
Bideni u përball edhe muajin e kaluar me një rrebesh kritikash për faljen e djalit të tij, Hunter, të përballur me një sërë problemesh me drejtësinë, edhe pse më përpara ishte zotuar të mos e bënte një gjë të tillë.
Top Channel