Dasmë spektakolare në New York/ Taylor Swift dhe Travis Kelce planifikojnë festë dy-ditore në Madison Square Garden me 1,000 të ftuar 26/06 10:05
Franca do të vazhdojë të luftojë për të siguruar lirimin e dy shtetasve francezë izraelitë të mbajtur nga Hamasi.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në orën e fundit për lirimin e tyre”, tha Jean-Noel Barrot, ministri i Jashtëm francez. Ai tha se Franca “nuk kishte asnjë lajm për gjendjen e tyre shëndetësore dhe as për kushtet e ndalimit të tyre”.
Hamasi liroi tre pengje izraelite dhe Izraeli liroi 90 të burgosur palestinezë dje – ditën e parë të armëpushimit.
Shtetasit francezo-izraelitë Ofer Kalderon dhe Ohad Yahalomi pritet të jenë në listën e 33 pengjeve që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes.
Top Channel