Tashmë është arrestuar shoferi 80-vjeçar i cili mesditën e djeshme përplasi për vdekje 22-vjeçarin.
I riu po lëvizte me motor, në momentin që është përplasur nga i moshuari.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën“, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Lexo edhe: Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën drejtuesi i motorit
Top Channel