Akses i shpejtë në postimet e Truth Social, mbi 10 firma paguajnë deri në 100 mijë dollarë në muaj tarifë
Një gjykatë iraniane ka vendosur dënimin me vdekje të shkallës së dytë për reperin iranian Amir Tataloo pasi e shpalli atë fajtor për “blasfemi”, njoftuan mediat iraniane.
“Gjykata e Lartë pranoi ankesën e prokurorit” kundër dënimit të mëparshëm prej pesë vitesh burgim dhe këtë herë i pandehuri u dënua me vdekje për blasfemi ndaj profetit Muhamed”, shkruan gazeta reformiste Etemad në faqen e saj.
Këngëtari dhe kompozitori 37-vjeçar, një nga pionierët e repit iranian, e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 2000, ai u vendos në Stamboll pasi autoritetet iraniane i mohuan lejen për të ushtruar profesionin e muzikantit.
Në dhjetor 2023, gjyqësori iranian njoftoi se reperi iu dorëzua Iranit nga autoritetet turke në bazë të urdhrit të një gjykate revolucionare në Teheran.
Top Channel