Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbardhi detaje nga fjala e kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë takimit me gazetarët.
Ai u shpreh se brenda janarit SPAK do të publikojë strategjinë e hetimit për krimet zgjedhore, ndërsa na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet parlamentare në 11 maj.
Dumani theksoi se strategjia do të bëhet publike pasi të miratohet dhe të jetë zyrtare.
“Kam deklaruar se brenda 2025 do publikoj strategjinë e krimit zgjedhor. Strategjia pothuajse ka përfunduar. Shpresoj që deri në fund të javës do të publikohet. Ajo do të bëhet publike pasi të miratohet dhe të jetë zyrtare. Strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër, por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin”, tha Dumani.
Top Channel