Vodhën shuma parash dhe sende me vlerë në katër subjekte brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori 01/11 10:55
Ndeshja mes Dinamos dhe Elbasanit është shoqëruar me shumë tensione.
Gjithçka nisi pas golit të dytë të Dinamos nga Zabërgja. Në tribunë ka pasur përplasje fizike dhe u desh ndërhyrja e forcave të policisë.
Disa persona janë shoqëruar në polici pas situatës së rënduar.
Drejtori i klubit Dinamo, Ermal Barushi është sulmuar, ndërsa disa tifozë hynë në fushë dhe u nxorën me forcë nga ana e policisë.
Sipas drejtorit të Dinamos, Ermal Barushi, administratori i Elbasanit e ka goditur së bashku me disa të tjerë dhe kanë iniciuar sherrin.
“Dukej si diçka e organizuar, do ndodhte sido të ishte, nëse ata nuk do fitonin”, tha drejtori i Dinamos për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa.
Top Channel