A do të ketë arrestime në kohë fushate? Dumani: Veprojmë sa herë hasim shkelje ligji! Lirim të Metës si Berisha? Kreu i SPAK: Nëse vendimi i gjykatës…

20/01/2025 13:03
Kreu i SPAK, Altin Dumani, kryetari i PL, Ilir Meta

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë takimit me gazetarët i pyetur nëse do të ketë arrestime gjatë kohës së fushatës e cila nis në prill, tha se nuk kushtëzohet nga kjo periudhë.

Ai theksoi se SPAK vepron sa herë vihet në kontakt me shkeljen e ligjit.

Ne nuk kushtëzohemi nga fushata zgjedhore, ne ligji na detyron sa herë të vihemi në kontakt me shkelje të ligjit. Ne jemi në shërbim vetëm të ligjit”, tha Dumani, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Vendimi i gjykatës që e liron Berishën për shkak të fushatës zgjedhore, a mund të ndiqet i njëjti rast edhe me Ilir Metën?

Ne nuk kemi ndjeshmëri, ne respektojmë vendimin e gjykatës. Ne jemi prokuror zbatues të ligjit, kur një vendim gjykate nuk na duket në përputhje me ligjin ne kemi të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë. Sa i takon çështjes në fjalë masat tona janë gjetur të drejta. Gjykata Kushtetuese i dha fund debatit, për masën e sigurimit pa kërkuar autorizim të Kuvendit”, tha Dumani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA