Ruajtësit e traditës! Punimet tradicionale në Elbasan, më të preferuara nga emigrantët

19/01/2025 15:09

Mijëra emigrantë zgjodhën ti kalojmë festat e fundvitit në Shqipëri. E ndërsa u larguan të gjithë morën me vete një copë nga vendi i tyre.

“Tradita ime Artizanale” është një sipërmarrje sociale e krijuar për të ruajtur dhe trashëguar traditën tonë të bukur. Sipas tyre, periudha më e ngarkuar me punë është ajo e kthimit të emigrantëve.

Sipas Krasniqit tashmë kostumet popullore shqiptare, qilimat në tezgjah e qëndisjet plot ngjyra i gjen në çdo vend të botës.

Por jo vetëm emigrantët, edhe turistët e huaj zgjedhin suvenire me motive shqiptare duke vlerësuar punimet e dorës dhe motivet plot ngjyra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA