Hamasi liron 3 pengjet e para izraelite, Kryqi i kuq: Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë

19/01/2025 17:08

Tri pengjet e para izraelite u janë dorëzuar Forcave Izraelite të Mbrojtjes nga Kryqi i Kuq.

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha për AFP se: “Tri pengje iu dorëzuan Kryqit të Kuq në sheshin Al-Saraya në lagjen Al-Rimal në qytezën perëndimore të Gazës. Një anëtar i ekipit të Kryqit të Kuq u takua me ta dhe u siguroi mirëqenien e tyre.”

Pas kësaj, Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë konfirmuar se pengjet janë transportuar tek ata nga Kryqi i Kuq.

“Pak kohë më parë, të shoqëruar nga forcat e IDF dhe ISA, pengjet e liruar kaluan kufirin në territorin izraelit”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari.

Emrat e tre pengjeve janë: Romi Gonen, Doron Steinbrecher dhe Emily Damari.

Një zyrtar i Kryqit të Kuq i tha qeverisë izraelite: “Gjendja shëndetësore e tre pengjeve është e mirë pas ekzaminimeve fillestare që janë bërë nga ne.”

Kujtojmë se pas kësaj pritet që Izraeli të lirojë 90 të burgosur palestinez.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA