Berat Gjimshiti, futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka njoftuar me gëzim se është bërë baba për herë të tretë.

Ai dhe partnerja e tij serbe, Alisa Jalize, janë bekuar me lindjen e djalit të tyre të dytë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aron Noah.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Gjimshiti ka ndarë lumturinë e tij me ndjekësit, duke shkruar:

Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Gjimshiti. Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më të bukura që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar. Mirë se erdhe në botë, vogëlushi ynë.

Futbollisti dhe partnerja e tij tashmë janë prindër të tre fëmijëve, duke përfshirë një djalë dhe një vajzë, dhe tani do të shtohet një tjetër djalë në familjen e tyre./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA