Në biblotekën publike “Qemal Baholli” të Elbasanit është promovuar Libri At’ e bir – të dirigjosh” i mjeshtrit Ermir Krantja.
I konceptuar si një dialog mes babait dhe të birit, libri portretizon dy personazhe me personalitet e kontribut të konsoliduar në fushën e artit shqiptar. Autori Ermir Krantja shprehet se lexuesi do të gjejë në këtë libër elemente të veçuara të karakterit monografik apo autobiografik, por edhe eksperienca me një kohëzgjatje prej shumë dekadash, të cilat përbëjnë thelbin e raportit “atë e bir”.
Ndërkohë autori ndan me publikun arsyen e veçantë pse librin e tij zgjodhi ta promovojë në Elbasan
At’ e bir (të dirigjosh)” i dirigjentit Ermir Krantja, një libër i cili sjell në mënyrë krejt të veçantë babain e tij, dirigjentin e mirënjohur Mustafa Krantja.
Top Channel