“Model i aristokracisë shkodrane”, Demalia i jep lamtumirën e fundit Sabah Bizit: Ishte futbollist i klasit të lartë europian

17/01/2025 16:26

Sabah Bizi, ylli i futbollit shqiptar ka mbyllur sytë dje në moshën 79-vjeçare.

Analisti Ilir Demalia i ka dhënë lamtumirën e fundit Bizit, të cilin e quan një model të aristokracisë shkodrane.

Ndër të tjera, Demalia thotë se Sabah Bizi ishte një futbollist i klasit të lartë europian, që mund të luante në të gjitha ekipet e mëdha.

“Sot fatkeqësisht dhe “fatmirësisht” u ndodha në Tiranë kur u po largohet në jetën e përtejshme në AMMSHIM, një nga personalitetet  e majës së Piramidës së futbollit shqipëtar, një model i aristokracisë së qytetarisë shkodrane dhe Shqipërisë legjenda Sabah Bizi.

Sabah Bizi ishte një futbollist i klasit të lartë europian që mund të luante në të gjitha ekipet më të larta europiane.

Sabahi do të jetë gur themeli dhe histori e pashlyeshme jo vetëm, po edhe qytetarisë së Shkodra Lokes.

Sot i dhashë lamtumirën e fundit Sabahit në Stadiumin Vllaznia me përulësi si futbollist dhe qytetar.

Sabahi do ti mungojë futbollit, Shkodrës dhe Shqipërisë.

Sabahi do të jetë model i futbollistëve, qytetarisë dhe urtësisë dhe burrnisë.

Me lot në sy, sot i thashë lamtumirë legjendës Sabah Bizi.

Pushofshë në Paqe ne Paradizë Sabah Bizi”, shprehet Demalia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA