Ka përfunduar edhe seanca e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për Kledian Llahon.

Pas kërkesës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shqyrtimin e çështjes ndaj tij dhe heqjen e 40% të pagës, siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha seanca u shty. Vetë Llaho i pranishëm në seancë ka mohuar dhe hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Në datën 30 do të jepet vendimi nga ILD për procedimin disiplinor, ndërsa në 27 janar KLP do të mblidhet prapë për një tjetër ankesë ndaj tij.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, prokurori në fjalë është kallëzuar nga dy persona të cilët u përfshihen në hetimet e tij gjatë vitit 2022 dhe madje u arrestuan.

Njëra prej tyre, një ish-zyrtare me inicialet R.P., pretendon se ka vepruar si ndërmjetëse për të lidhur vjehrrin e prokurorit me qëllim zbutjen e situatës.

Nga ana tjetër, në një rast tjetër, thuhet se një biznesmen ka denoncuar prokurorin, duke pohuar se i janë kërkuar para për të hequr sekuestron nga një pasuri e tij. Këto janë informacione ende jo zyrtare.

Siç mëson Anila Hoxha, për llogari të kësaj çështjeje nga SPAK gjatë javës së kaluar është pyetur biznesmeni P.P..

Ndërkohë kujtojmë se sot GJKKO me kërkesë të SPAK ka vendosur pezullim nga detyra të Llahos, me akuzën e për korrupsion,

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA