Gjykata e Posaçme dënoi ish kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj e cila ka mbajtur edhe detyrën e Prefektes së Fierit, për të cilën gjykata kishte dhënë më herët vendimin e pezullimit edhe nga kjo detyrë.
Rajmonda Balilaj u gjet fajtore për shkelje të barazisë në tendera dhe u dënua me dy vite burg që sipas gjykatës në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në një vit e katër muaj burg. Gjykata urdhëroi që ky vendim të pezullohet dhe ish kryetarja e bashkisë të jetë nën shërbim prove për dy vjet e tetë muaj ai dhe ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vitet e ardhshme. Edhe ish nën kryetarja e bashkisë Anisa Petani u dënua me dy vite kush për të njëjtat akuza dhe që nga hetimi i SPAK ju hapi problem me drejtësinë për mënyrën si u zhvillua prokurimi për ndërtimin e një kuri mbajtës në rruigën Dukas bred.
SPAK tha shpallja e fituesit ishte bërë në shkelje të ligjit dhe se ish kryetarja e bashkisë ka ndërmarrë një sërë veprimesh për të legjitimuar anulimin e tenderimit për fituesin për t’ia kaluar këtë të drejtë një subjekti tjetër. Fajtor u gjet edhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë, Shkëlqim Beqiraj që vihet në provë për dy vjet si edhe Enirjada Rizaj po ashtu e dënuar me shërbim prove.
Episodi tjetër i gjetur në shkelje nga SPAK është për një rrugë në fshatin Ruzhdie, ku u zbulua se fituesi ishte paracaktuar dhe për këtë shkak u dënuan edhe anëtarët e KVO .
Top Channel